619 gjoba për mosrespektim të masave anti-pandemi

Prishtinë | 21 Dhj 2020 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 619 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID.

16 persona u arrestuan, gjashtë persona u dërguan në mbajtje, tre në vuajtje të dënimit dhe një person në ndalim policor.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 17 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 23 aksidente me të lënduar.

Po ashtu Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 572 tiketa trafiku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme