63 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Që nga fillimi i pandemisë, 36 persona në Malishevë kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19.

591 persona nga kjo komunë janë infektuar me këtë virus, ndërsa 63 raste janë aktive me të.

“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri në sot, me COVID-19 janë regjistruar 591 raste, prej tyre 492 janë shëruar, 36 kanë vdekur dhe aktiv me COVID janë edhe 63 raste”, është thënë nga kjo komunë.

Ndërsa, vetëm sot në Malishevë janë regjistruar 5 raste të reja të infektuara.

Kështu është bërë e ditur nga kjo komunë. Ndonëse në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë regjistruar 7 raste të infektuara në Malishevë, sipas kësaj komunë, njëri rast është ritestim i një personi të regjistruar më herët dhe një rast është nga një komunë tjetër.

Të ngjashme