64 pacientë me Coronavirus në Spitalin e Pejës, 14 në gjendje të rëndë

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 64 pacientë me koronavirus.Nga këta pacientë, 45 janë në oksigjenoterapi, 3 në Respirator dhe 14 në gjendje të rëndë.

Postimi i plotë:

Aktualisht 64 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 3 pacientë janë në Respirator (CPAP).
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 254 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
2 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2, prej tyre 1 e gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
256 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3764 analiza ndërsa janë kryer 12 operacione.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme