64 vjeçari që u gjet i vdekur mbrëmë në Prishtinë dyshohet se ka kryer vetëvrasje

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e një personi 64-vjeçar mbrëmë te parku i qytetit në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, thuhet se i njëjti ka kryer vetëvrasje.

Policia ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku përgjegjës.

Kurse, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti në polici po hetohet si “Hetim i vdekjes”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme