648 të vdekur, 1 mijë e 231 raste aktive me Coronavirus

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 07:51 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë janë 1 mijë e 231 raste aktive me COVID 19. Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit 24 orësh.

Në këtë njoftim thuhet se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 702 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 68 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika Infektive, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 16.247 raste nga 75.288 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 648 raste të vdekjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme