67 pacientë u pranuan vetëm ditën e djeshme në spitalin e Pejës

Prishtinë | 21 Dhj 2021 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit në këtë spital janë realizuar 615 vizita specialistike, ndërsa janë pranuar 67 pacientë.

Sipas këtij spitali, 258 pacientë janë aktualisht të shtrirë në spital.

Nga spitali i Pejës po ashtu kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar edhe 4 mijë e 771 analiza dhe 9 operacione.

Njoftimi i plotë:

Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:

– 615 Vizita Specialistike;

– 67 Pranime;

– 258 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;

– 3 Lindje, 1 djalë dhe 2 vajza;

– 9 Operacione;

– 33 Hemodializa;

– Analiza: 359 pacientë që kanë bërë 4,771 analiza;

-Shërbime Radiologjike: 115 Rëntgen, 28 Ultra zëra, 13 CT-ja dhe 5 Mamograf;

– 54 procedura fizioterapie;

Të ngjashme