67 vjeçari nga Vitia: Tri infuzione i kam marrë ditën kur ka vdekë Rugova

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Sot janë bërë 16 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Vdekjen e tij e kanë pritur rëndë qytetarët e Kosovës.

Shumë qytetarë patën pritur me orë të tëra për të bërë homazhe pranë trupit të pajetë të Ibrahim Rugovës, edhe përkundër temperaturave tejet të ulëta që kishin shkuar deri në -15 gradë Celsius.

Një nga ta nuk ka pasur mundësi të jetë pjesë e këtyre homazheve për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore kur kishte marrë vesh largimin nga jeta të ish-presidentit.

67 vjeçari nga Vitia thotë se atë ditë ishte ndjerë aq keq saqë ka qenë dy herë në spital dhe ka marrë tri infuzione.

“Kur ka vdekë Rugova, dy herë jom shku në ambulantë kom marrë ndihmë prej dhimbjes, qaq që nuk kom ditë ma çka me ba…. atëherë u smuna dhe u detyrova me shku në spital. I kom marrë tri infuzione gjatë ditës për shkak të tensionit të lartë”, tha ai për t7.

67 vjeçari thotë se do ta jepte edhe jetën për Rugovën.

“Isha detyru çmos me ba që ai me kanë gjallë, e kisha dhanë edhe jetën”, shprehet ai.

Të ngjashme