68 të prekur me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje të rëndë

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 68 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit të këtij institucioni shëndetësor, 59 pacientë janë në oksigjeno-terapi, kurse 10 prej tyre janë në gjende më të rëndë.

“Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 250 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 25 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme