69 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 69 pacientë me koronavirus, ku 49 janë në oksigjenoterapi, 8 në gjendje të rëndë dhe 1 në respirator.

Spitali njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 8 pacientë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të enjten se në Pejë kanë vdekur 3 pacientë nga COVID-19 dhe janë regjistruar 34 raste të reja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme