7 000 pako me vota arrijnë nga diaspora, sigurohen nga policia

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 16:39 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën u miratuan 1230 vëzhgues, që numrin total e sjell në 34 mijë e 200 vëzhgues për zgjedhjet e 6 tetorit, raporton Ekonomia Online.

Drejtori Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrim të PP-ve dhe Certifikim, Yll Buleshkaj, theksoi se janë duke e pastruar listën e vëzhguesve derisa kërkoj nga KQZ të miratoj edhe 1230 vëzhgues.

“Jemi në përfundim kemi edhe 300 raste duke i shqyrtuar jemi duke e pastru listën në një farë forme. 1230 vëzhgues kërkoj me i aprovua, numri ka arrit deri në 34 mijë e 200 vëzhgues. Jemi në punë të bexhave dhe shpërndarjes së materialeve. Kemi verifikuar këta vëzhgues dhe i plotësojnë kushtet”, njoftoj Buleshkaj.

KQZ-ja ka miratuar 110 Ekipe Mobile për zgjedhjet e 6 tetorit 2019 në të gjitha komunat e Kosovës.

KQZ-ja në këtë mbledhje ka miratuar kërkesën e PDK-së për zëvendësimin e anëtarit të këtij subjekti në Kuvendin Komunal në Skenderaj, Ferdane Beqiri e cila donte zëvendësoj Fitore Mangolin.

Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi, ka njoftuar se kanë pranuar 7 mijë zarfe nga diaspora të cilat janë nën sigurinë e Policisë së Kosovës.

“Jemi në proces të selektimit dhe shpërndarjes së materialeve. Pakot e supozuara me flet votimi  nga jashtë janë 7 mijë. Prej kur ka filluar votimi nga jashtë, këto sigurohen nga Policia e Kosovës”, tha Halimi.

Anëtari i KQZ-së nga PDK, Ilir Gashi ka kërkuar nga SKQZ nëse gjithçka është në rregull lidhur me materialet e për këtë Halimi ka theksuar se materialet janë me garancë të cilat aplikohen që nga viti 2013.

Anëtari i KQZ-së, nga VV, Adnan Rrustem, kërkoj të dijë nga SKQZ nëse gjithçka është në rregull, pasi siç tha ai të mos na befasoj dita e zgjedhjeve.

“Dita e zgjedhjeve mos të na befasoj. Janë materiale që janë të rëndësishme të cilat duhet të shikohen në përpikmëri e cila nuk duhet të bëhet gjatë ditës së zgjedhjeve. Shpërndarja me saktësi, të gjitha materialet të shikohen që mos te kemi mungesa dhe mosfunksionim”, tha ai.

Halimi theksoi se gjithçka është duke shkuar mirë, deri me tani nuk kanë pasur asnjë telashe.

“Deri tani janë përgjithësisht mirë. Teknikisht është mirë. Gjithçka është brenda pritjeve tona deri tani. Mund te ketë të papritura por përsëri gjendja është e mirë. Materialet janë të njëjta që aplikojmë prej zgjedhjeve të 2013 e këndej, nuk kemi pasur telashe asnjëherë. Mirëpo nëse rishikohet me i prish edhe materialet me garancë të kualitetit atëherë është gjë tjetër”, tha Halimi.

Të ngjashme