70 kosovarë nga Kroacia vendosen sot në karantinë tek Qendra e Studentëve

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Rreth 70 kosovarë që vijnë nga Kroacia do të vendosen sot në karantinë në Qendrën e Studentëve.

Këtë e ka konfirmuar edhe Fatmir Sfishta, që është drejtor në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Ai ka thënë se brenda një orë e gjysmë, rreth 70 kosovarë nga Kroacia do të arrijnë tek Qendra e Studentëve, ku më pas do të futen në karantinë për 14 ditë, shkruan lajmi.net.

“Pritet të vijnë brenda një orë e gjysme. Janë gjithsej 70 persona”, ka thënë Sfishta për lajmi.net.

I pyetur nëse ka hapësirë të lirë në Qendrën e Studentëve, ai ka konfirmuar një gjë të tillë, duke thënë se gati çdo ditë ka persona të cilët e përfundojnë periudhën e karantinimit duke krijuar liruar kështu dhomat për personat tjerë që vijnë nga shtetet e jashtme për në Kosovë.

Të ngjashme