70 mijë njerëz iu bashkuan aksionit të pastrimit

Kamenicë | 15 Sht 2018 | 17:06 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka vizituar pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, ku përmbylli aktivitetin ditor bashkë me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati për ditën e pastrimit.

Fatmir Matoshi tha se sot ka qenë në disa vende për të vizituar por ka qenë e pamundur të vizitohen tërë komunat.

“Mund të ju them se në qendrën e thirrjeve i kontaktuam para pak minutave dhe janë 70 mijë njerëz me të dhëna të orës 13:00, që kanë marrë pjesë në këtë aksion, është përtej parashikimeve tona si task forcë për pastrimin, dhe është përtej parashikimeve tona si ministri. Është një vullnet i jashtëzakonshëm, i paparë ndonjëherë i qytetarëve të Kosovës për të pastruar vendin ku jetojmë, dhe besoj se këta njerëz kanë një ndikim të veçantë edhe në vetëdijesimin tonë si shoqëri, që ta ruajmë mjedisin e pastër, për të mirën tonë dhe fëmijëve tanë dhe gjeneratave që vijnë”, tha Matoshi.

“Sot kemi vizituar liqenin, komuna, objekte fetare, varreza, shkolla dhe në fund po përfundon në pikën kufitare e cila gjatë verës ka qenë shumë e frekuentuar nga bashkatdhetarët dhe nuk ka krijuar kushte të mjaftueshme për bashkatdhetarët që kanë pritur me orë të tëra në këtë pjesë të kufirit, dhe kjo pjesë ka merituar një trajtim me të mirë dhe tani po duket shumë me mirë”, tha ai

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati tha se rreth një mijë qytetarë i janë përgjigur aksionit për pastrim në Kamenicë.

“Ne si komunë ju kemi bashkëngjitur kësaj ftesë dhe aktiviteti jashtëzakonisht të qëlluar, dhe ne jemi falënderues për mobilizimin e qytetarëve, mbi një mijë është numri  i qytetarëve që janë  angazhuar në Komunën e Kamenicës për të mbledhur mbeturinat”, tha Kastrati.

“Çka është me rëndësi të ceket se janë të përfshira të gjitha institucionet qeveritare dhe jo qeveritare po ashtu edhe bizneset në mënyrë vullnetare kanë ofruar pajisjet e tyre për mbledhjen e mbeturinave”, tha ai.

“Në komunën e Kamenicës së bashku me te gjitha komunitetet edhe komunitetin serb dhe rom kemi bërë këto aktivitete dhe gjithë bashkërisht dhe në secilin lokacion kemi mbledhur mbeturina”, tha Kastrati.

“Diçka që është me rendësi me theksu është se ne si Kamenicë e kemi bërë, ka qenë ide e Task forces,  që edhe mbeturinat jemi mundu me i nda, dmth i kemi nda plastikën, kanaçen por edhe mbeturinat tjera ato që janë të ricikluara jemi mundu me i nda, është një aktivitet që shpresoj që edhe komunat tjera e kanë bërë, por nëqoftëse jo atëherë le ta marrin si ide për në të ardhmen”, tha ai.

Faton Jakupi, nënkryetar i komunës tha se Kamenica edhe nesër do të vazhdoj aksionin.

“Kamenica ka me vazhdu. Task forca e Kamenicës  territorin e ka nda në 17 zona dhe neser prap do vazhdoj aksioni në zona të veçanta duke i larguar mbeturinat e ngurta dhe deponitë ilegale”, tha Jakupi.

Të ngjashme