71 pacientë të hospitalizuar nga Covid-19

Prishtinë | 19 Qer 2021 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor,  Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 71 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet rajonale nga Covid-19.

Prej tyre 26 janë të konfirmuar me koronavirus. 57 janë me oksigjeno-terapi, teksa tre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

 “Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportimet nga dy klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 71 pacientë,  26 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 57 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftimin.

Njoftimi i plotë:

COVID-19:  71 pacientë po marrin trajtim spitalor në ShSKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se bazuar në raportimet nga dy klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 71 pacientë,  26 nga ta të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 57 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 49 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 46 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 12 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 37 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22,  pacientë

14 të konfirmuar pozitivë

11 me oksigjeno-terapi

2 në gjendje të rënduar shëndetësore

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientë

Spitali i Gjilanit, 2 pacientë

Spitali i Ferizajt, 0 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme