72 raste në Prishtinë, Zemaj: Para një vendimi ndryshe për kryeqytetin respektoni masat

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 15:13 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë , Armend Zemaj, ka thënë se numri i të infektuarave me Covid-19  në Prishtinë është shqetësuese.

Gjatë 24 orëve në kryeqytet janë regjistruar 72 raste të reja.

Zemaj ka thënë se pret që komuna, policia dhe inspektorati të rrisin bashkëpunimin në zbatim të masave anti-covid.

Ai ka thënë se para një vendimi ndryshe  për kryeqytetin ka bërë thirrje për respektim të masave.

“Është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve. Komuna, Shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti Covid”

“Para një vendimi ndryshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve!Andaj u bëjë apel edhe qytetarëve, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, ka shkruar Zemaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme