73 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Prishtinë | 01 Shk 2021 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

73 pacientë të prekur me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Katër pacientë janë aktualisht në respirator (CPAP), 55 pacientë të tjerë në oksigjenoterapi ndërsa nga këta pacientë, 12 janë në gjendje më të rëndë.

“Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 463 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 38 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.9 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 8 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 9 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjithashtu u theksua se 476 pacientë kanë kryer analiza, që në total u bënë 5 mijë e 345 analiza si dhe janë kryer 6 operacione.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme