755 të vdekur nga Coronavirusi në Kosovë që prej muajit mars

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

 në Kosovë janë shënuar 730 raste të reja me COVID-19, ndërsa shkak i infektimit me këtë virus kanë vdekur 11 persona e ku numri i vdekjeve nga virusi korona ka shkuar në 755 raste.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) numri i rasteve aktive në vend është 7 mijë e 278.

Me më shumë raste është komuna e Prishtinës. Vetëm në kryeqytet janë shënuar 312 raste të reja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme