77 mijë persona me nevoja të veçanta jetojnë në Kosovë – ligjet s’po zbatohen, po u shkelen të drejta

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 13:45 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në punëtorinë nacionale, me temën “Integrimi i Agjendës 2030 në kuadrin e planifikimit strategjik në Kosovë”, organizuar nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), pjesëmarrësit në metodologjinë e hartës sociale “Qasja Gjithëpërfshirëse”, thanë se personat me nevoja të veçanta janë ndër kategoritë më të diskriminuara në Kosovë.

Aty u tha se synim i kësaj punëtorie është që t’i shtyjë përpara agjendën që kanë të bëjnë me këtë kategori.

Nergis Gjinolli nga Asociacioni i komunave të Kosovës, ka prezantuar hulumtimin e zhvilluar në dy Viti dhe Han të Elezit, që ndërlidhen me sfidat dhe funksionimin e kësaj kategorie në këto dy komuna.

“Qëllimi kryesor i studimit ishte të ofrojë të dhëna të mjaftueshme të grupeve të synuara në komunën e Vitisë dhe Hanit të Elezit, të identifikojnë ato që janë karakteristike për objektivin specifik. Të dhënat nga studimi kane për qëllim të përmbushin hendekun në vlerësimin e mangësive të politika dhe praktikave në nivel vendor dhe do tu mundësohet”.

“Njëra nder aspektet pozitive, është se komunat do t’i dinë informatat nga këta persona. Gjatë takimit që kemi pas më zyrtarë komunal kanë qenë të interesuar sa janë të mira shërbimet që u ofrojnë ata dhe sa mirë përfitojnë këta persona. Një familje për shembull përfiton më shumë se sa një tjetër dhe një gjë besoj se edhe komunat e shihni si sfidë për t’i drejtuar përpara, shumë përmes një forumi dhe integrimi i të gjitha këtyre personave”, tha ajo.

Avokati i Popullit, Naim Qalaj, tha se institucioni që ai e drejton, po punon në ofrimin e shërbimeve për këta persona.

“Unë mund të konstatoj se vet pushteti lokal një është që i ka kushtuar prioritet politikave sociale dhe viteve të fundet kjo po ndodh për shkak të mbështetjes të nivelit qendror dhe shoqërisë civile. Objektivat që dalin nga Avokati i Popullit është që institucionet e të drejtave të njeriut kanë shpërfaqë në drejtim të kësaj kategorie”.

“Kjo deklaratë fillon se objektivat e qëndrueshme dhe 169 synimet pasqyrojnë standardet e të drejtave të njeriut, siç janë përfshirja dhe mosdiskriminimi. Mund të kuptojmë se objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, ka lidhje me mandatin e institucionit që janë e drejtoj”, tha Qelaj.

Ndërsa për pritshmërinë e këtij projekti ka folur Afrim Maliqi nga Handikos, personat me nevoja të veçanta po diskriminohen dhe po u shkelen të drejtat e njeriut, prandaj sqaroi se ka edhe padi për këtë çështje.

Sipas tij, në vend jetojnë 77 mijë persona me nevoja të veçanta, duke shtuar se shumë ligje nuk po zbatohen në të mirë të tyre, raporton EO.

“Para dy vitesh ka qenë një hulumtim për të parë sesa është e shkuar në legjislacionin në fuqi për personat me aftësi të kufizuar, dhe vetëm 30 për qind e legjislacionit në fuqi e ka të shkruar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, e mos të flasim për implementim”.

“U përmend qasja në transportin publik, institucione e shumë gjëra, kjo është e pamundur sepse për shumë persona është e pamundur qasja e tyre, dhe nuk po flasim për diskriminim, por është edhe shkelje e të drejtave të njeriut, madje disa prej tyre kanë paditur qytete të ndryshme për shkelje të të drejtave të njeriut”.

“Në Kosovë se 77 mijë njerëz me nevoja të veçanta jetojnë në Kosovë sipas ASK-së. Më 3 dhjetor Kuvendi i Kosovës ka mbajtur debat parlamentar e kanë pranuar pozitë e opozitë kanë bërë pak për këtë kategori, ku të nesërmen e kanë miratuar një rezolutë”, tha ai.

Mentor Morina nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se 350 mijë qytetarë që janë përfitues të skemave të ndryshme, raporton EO.

“Ne kemi të dhëna administrative se niveli qendror dhe ai lokal ka një numër përfitues pavarësisht se janë nga niveli qendror, tregon se kemi 350 mijë qytetarë që janë përfitues të skemave të ndryshme”.

“Nga të dhënat që kemi, nuk na është dhënë t’i identifikojmë personat, andaj mendoj që pjesa e shërbimeve social, është e rëndësishme që sektorët e ndryshme të shohin nevojat që i ofrojnë komunat për këta persona”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme