77 për qind e punëtorëve të arsimit janë vaksinuar, ende nuk dihet nëse mësimi fillon më 13 shtator

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se pjesa më e madhe e punëtorëve të arsimit janë vaksinuar, ndërsa pjesa tjetër e mbetur janë në proces të vaksinimit.

MASHTI në një përgjigje për Telegrafin se ka bërë të ditur se deri më tani janë vaksinuar rreth 77 për qind e punëtorëve të arsimit.

“Sa i përket vaksinimit, sipas të dhënave të komunave, pjesa më e madhe e punëtorëve të arsimit janë vaksinuar ndërsa pjesa tjetër e mbetur janë në proces të vaksinimit. Deri javën e kaluar, shkalla e vaksinimit të punëtorëve të arsimit ka qenë rreth 77 për qind”, bëjnë të ditur nga MASHTI.

Pyetur nëse do të fillojë mësimi më 13 shtator, MASHTI nuk ka dhënë përgjigje, por ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor, megjithatë bazuar në situatën epidemiologjike çdo vendim do të merret duke i respektuar rekomandimet e profesionistëve shëndetësor.

MASHTI po ashtu është rishikuar Udhëzuesi për mësim në kohë të pandemisë, në të cilin përveç skenarëve ekzistues është shtuar edhe skenari për rikthim në shkolla ku janë paraparë detajet se si do të realizohet procesi mësimor varësisht nga situata me pandeminë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme