77 raste aktive me COVID-19 në Malishevë, deri tani 36 viktima në këtë komunë

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar tri raste të reja me COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Rastet e reja të regjistruara janë në Malishevë dhe në Bubavec, ndërsa në raportin e IKSHPK, është regjistruar edhe një rast tjetër, i cili është rast aktiv dhe nuk është rast i ri.

“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 606 raste, prej tyre 493 janë shëruar, 36 kanë vdekur dhe aktiv me COVID-19 janë edhe 77 raste”, është thënë nga Komuna e Malishevës.

Të ngjashme