78% e grave në viset rurale janë të painteresuara për punë

Prishtinë | 21 Dhj 2018 | 13:06 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka diskutuar sot rreth perspektivës gjinore në reformën zgjedhore në kuadër të projektit “Gratë e reja të përfshira në parti dhe procese politike” menaxhuar nga QKSGJ-ja, e financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë diskutim u dhanë ide rreth përfaqësimit të barabartë gjinorë në procesin e reformës zgjedhore.

Luljeta Demolli, Drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore apeloi që të ketë angazhim më të madh në jetën publike.

Ajo tha se ligji për barazi gjinore nuk është opsional, por i barabartë me ligjet tjera që i obligon institucionet që ta zbatojnë.

“Dëshirojmë që ligji për barazi gjinore të përfshihet në të gjithë strukturën gjinore, ky ligj paraqet barazi për dy gjinitë. Gratë marrin pjesë më pak në zgjedhje, nuk kemi asnjë grua, kemi vetëm një ministresh. Ligji për barazi gjinore nuk është pa si ligj që duhet të respektohet”, tha ajo.

Besa Luzha, koordinatore e programit Friedrich-Ebert-Stiffung Kosova, tha se 78% e grave në viset rurale janë të pa interesuara për punë.

“Ne këtë ligj s’kemi sanksione. Defekti i këtij ligji është se nuk ka sanksione dhe ne duhet të organizohemi. Ne duhet të bëjmë ndryshime. Ne qe 5 vjet jemi mundu me ia lehtësohu, kemi pagu media për me bë emisione për vetëdijesim. 78% e grave në viset rurale janë të pa interesuara për punë”.

“Janë disa faktorë fizik për mos me marrë pjesë, po duhet me i nxitë gratë dhe vajzat për me e thyer rregullin. Po e dimë qysh është barazia edhe institucionet po thonë që ligji është ligj dhe duhet të zbatohet hajde të shohim kush s’po e zbaton dhe çfarë dënimi duhet me marrë”, tha Luzha.

Enis Halimi, Kryeshef Ekzekutiv në Komisionin e Zgjedhjeve, tha se viteve të fundit është rritur pjesëmarrja e grave në procese zgjedhore.

“Ne kemi detyruar qeverinë të nënshkruajë një deklaratë për angazhim me më shumë staf nga niveli tjetër, në 2017 kemi arrit 27% përfshirjen e grave. Është shumë problem me ndryshuar perceptimit e njerëzve socio-kulturor për përfaqësimin e grave në trupat menaxhuese.  Ideja është te paktën me imponim që tu imponojmë subjekteve politike apo çka do qoftë tjetër për tu përfaqësuar aty”.

“Sa më shumë gra në proces zgjedhor aq më i butë do të jetë procesi. Vitet e fundit është rrit numri i grave ku është rrit mandati duke e pas këtë si referencë KQZ më vonë do të shpie në ndryshim të kësaj situate. Ne fillim duhet masa më imponuese që më vonë të vetëdijesohet”, ka thënë Halimi, raporton EO.

Edi Guisa, Kryeshefe Ekzekutive e Agjitacionit për Barazi Gjinore, tha se pjesëmarrja e grave në procese të ndryshme është jo e kënaqshme.

” Sfidë e veçantë mbetet rritja e grave në nivel komunal në nivel të degëve ishte shumë e vogël. Në përgjithësi angazhimi i grave ndodhte para zgjedhjeve. Ne s’duhet të harrojmë që  gratë  kanë pas diskriminim nga Lufta e Dytë Botërore. Në Kosovë duhet te zbatohet në mënyrë urgjente jo për të  mirën e vajzave dhe grave, por për të mirën e vendit.

Yll Buleshkaj, Zv.drejtor i IFES, tha se pjesëmarrja e grave në procese të vendit krijon gjallërinë e vendit.

“Ne kemi bërë disa hulumtime. Pjesëmarrja e grave në proces të vendit krijon gjallërinë e vendit. Vendet që vlerësohen me gjithëpërfshirje listohen si vende më të  listuara. Në matjen që kemi bërë kemi parë se 13% janë të gatshme për tregun e punës, kjo statistikë është e afërt me të lindjes së mesme”.

“Rreth 20% e drejtorive në nivel komunal udhëhiqet nga gratë. Përfaqësimi në Kuvend është më i mirë aty ka ndihmuar kuota gjinore. Nëse në fillim pas pavarësisë kanë qenë 40%  që janë zgjedhur me meritë, nëse e kishim hekë kuotën kishin me qenë 65 % në Kuvend. Asnjë nga këto fusha s’është 50-50”, ka thënë ai.

Ai tha se në zgjedhjet lokale ka pasur trend të rritjes deri në vitin 2013-të, por më pastaj është ulur kjo shifër.

Apeloi që në këtë aspekt duhet të punohet shumë edhe me burrat për të mësuar më shumë rreth të drejtave të grave.

 

Të ngjashme