78 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se aktualisht në klinikat Covid në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar një mijë e 120 pacientë.

Prej tyre 986 janë të konfirmuar pozitiv me Covid-19.

Kurse, 78 në kujdesin intensiv.

Njoftimi i plotë:

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme ka filluar të bie numri i të hospitalizuarve.

Sipas raportit të punës për datën 8 shtator 2021, për dallim nga dita e djeshme, QKUK, bashkë me spitalet rajonale, kanë 54 pacientë më pak të shtrirë.

Momentalisht, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 1120 pacientë.

Prej tyre, 986 janë të konfirmuar me COVID-19, 957 janë me oksigjeno-terapi dhe 78 në kujdesin intensive.

Në QKUK janë 407 pacientë të shtrirë, 408 të konfirmuar pozitivë dhe 355 me oksigjeno-terapi.

Klinika Infektive, 100 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 103 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 74 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 94 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19, 21 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë713 pacientë, 578 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 602 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit, 163 pacientë

Spitali i Gjakovës, 87 pacientë

Spitali i Pejës, 203 pacientë

Spitali i Gjilanit, 101 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 28 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 54 pacientë

Spitali i Ferizajt, 77 pacientë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme