792 qytetarë u gjobitën për 24 orë nga policia për mosrespektim të masave antiCovid-19

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në vazhdimësi është dukë shqiptuar tiketa për të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCovid-19 nga institucionet shëndetësore si dhe Qeverisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Për 24 orë janë shqiptuar 792 tiketa ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave për Ligjin e Pandemisë.

Ndërkaq, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë Covid-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Të ngjashme