8 persona të armatosur e ndalin një gjakovar në rrugë në mes të natës, e rrahin dhe ja dëmtojnë veturën

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Një person nga Gjakova ka njoftuar policinë se 8 persona të armatosur e kanë ndaluar derisa ishte duke vozitur veturën e tij.

I njëjti  ka bërë të ditur se të dyshuarin e kanë nxjerrë nga vetura, dhe njëri nga të dyshuarit e ka goditur me armë në fytyrë, derisa, të tjerët ja kanë dëmtuar veturën.

Derisa po largoheshin nga lokacioni, të dyshuarit kanë shtënë me armë disa herë në ajër.

Nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar, ndërsa, rasti po vazhdon të hetohet.

“Rr. Skënderbeu, Gjakovë 27.06.2021-01:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa kishte qenë  duke e drejtuar veturën, ishte ndaluar nga 7-8 persona të  panjohur  të cilët kishin qenë me dy vetura, katër prej tyre të armatosur dy me armë të gjata e dy me të shkurta. Të dyshuarit viktimën e kishin nxjerr nga vetura, njëri prej të dyshuarve e kishte goditë me kondak të armës së gjatë në fytyrë, ndërsa të tjerët ja kishin dëmtuar veturën me shufra metali dhe më pas ishin larguar nga ai lokacion ku dyshohet se me armë kanë shtënë disa herë në ajër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, nuk raportohet për ndonjë person ta arrestuar.  Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Të ngjashme