8 vjet nga vdekja, Shpend Ahmeti bën dedikimin prekës për babain

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Janë bërë 8 vjet që kur ka ndërruar jetë humoristi i njohur shqiptar, Ali Ahmeti, njëherit babai i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ka qenë vet Shpend Ahmeti ai i cili e ka kujtuar atë përmes një postimi prekës të bërë në Instagram.

Sot u bënë 8 vite që kur na la njeriu më i hareshëm që kam njohur ndonjëherë, që zëvendësonte pikëllimin e secilit njeri me buzëqeshje e rrezatonte zemër të ngrohtë. Edhe pse nuk je me ne Alo, sa herë të kujtoj, më vjen një ndjenjë lumturie që së paku një pjesë të jetës tonë ishe me ne”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme