80% e stafit arsimor të vaksinuar – MAShTI: Mësimi në distancë pa efekt

Prishtinë | 12 Sht 2021 | 16:12 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku-Bërdyna, tha se mësimi në distancë nuk do të mbahet për shkak të efektit të ultë në mësimnxënie, raporton Ekonomia Online.

“Bazuar nga Organizatat Botërore po konstatojnë që kthimi më së miri duhet të jetë në mënyrë fizike, pasi dëmet nga pandemia janë të mëdha, dhe duhet që rikthimi të jetë i sigurt në mënyrë fizike”.

Maloku-Bërdyna, tha se janë përgatitur të gjitha masat e duhura për fillim vitin shkollor, dhe se 80% e stafit arsimor janë vaksinuar.

“Pjesa më e madhe e mësimdhënësve janë të vaksinuar, ku 80% të personelit arsimor janë vaksinuar, shifër kjo e cila po përditësohet dita-ditës. Aktiviteti mësimor para-universitar e ai parashkollor pezullohet nga data 26 shtator, dhe masa tjera që e përfshijnë ministrinë e Arsimit”, tha ajo.

Të ngjashme