853 vëzhgues për zgjedhjet në Drenas

Prishtinë | 02 Dhj 2016 | 14:43 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja akreditoi grupin e radhës për vëzhgimin e zgjedhjeve. Drejtoresha e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, znj. Miradije Mavriqi njoftoi KQZ-në se në këtë grup përfshihen 76 vëzhgues dhe se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për akreditimin e tyre.

Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 853 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë: Ambasadë (1); Organizata Ndërkombëtare (3), Organizata Jo-Qeveritare (4); Subjekte Politike (5) dhe Media (14).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme