868 persona po trajtohen për Covid-19 në ShSKUK

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht janë duke u trajtuar 868 pacientë.

720 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 148 pacientë janë në pritje të rezultateve.

Prej tyre 32 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse 670 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 352 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rëndë, 288 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 294 me oksigjeno-terapi.

Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 123 pacientë, Klinikën e Mjekësisë Sportive 93 pacientë, në Interno 24 pacientë. Ndërsa në Klinikën e Pomologjisë 82 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID 11 pacientë dhe Klinika e Pediatrisë me 19 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme të Kosovës janë të shtrirë 516 pacientë, 19 prej tyre në gjendje të rëndë, 432 të konfirmuar pozitive, 376 me oksigjeno-terapi, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme