93 pacientë me Covid-19 të shtrirë në Spitalin e Pejës

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Pejës është duke vazhduar trajtimi i pacientëve të prekur nga koronavirusi.

Sipas të dhënave nga ky spital, aktualisht në trajtim janë 93 pacientë me COVID-19.

Prej tyre, 67 pacientë me COVID-19 janë në Oksigjenoterapi, 3 pacientë në CPAP dhe 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 9 pacientë nga virusi COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:

– 448 Vizita Specialistike;

– 36 Pranime;

– 47 Lëshime;

– 241 Pacientë të Hospitalizuar;

– 9 Lindje, 5 vajza dhe 4 djem;

– 8 Operacione;

– 35 Hemodijaliza;

– Analiza: 206 pacientë që kanë bërë 2,863 analiza;

Të dhënat aktuale për pacientët me Covid-19:

– 93 pacientë me Covid 19 të shtrirë;

– 67 pacientë me Covid 19 në Oksigjenoterapi;

–   3 pacientë me Covid 19në CPAP;

–   8 Pacientë me Covid 19në gjendje më të rëndë;

–   9 pacientë me Covid 19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Të ngjashme