93 për qind e qytetarëve kanë përdorur internetin në 2018

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Rezultatet e Anketës së përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) për vitin 2018.

Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe të komunikimit nga ekonomitë familjare dhe individët e kategorisë 16-74 vjeç, në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Nga rezultatet e dala nga ky publikim, rezulton se në vitin 2018, 93.2% e ekonomive familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisje. Ndërsa, vetëm 6.6% e ekonomive familjare janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në internet nga asnjë lloj pajisjeje.

Qasja në internet, kryesisht ka qenë nga telefoni celular, pasuar nga llaptop/kompjuter portativ, kompjuter desktop, tablet etj.

Ndërkaq përdorimi i internetit për qëllime private, për shfrytëzimin e shërbimeve publike online, për t’i procesuar kërkesat/shërbimet është rritur për 4.4 %, krahasuar me vitin 2017.

Të ngjashme