95 për qind e pacientëve në Intensivë janë të pavaksinuar

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 08:02 | Nga Ekonomia Online

Gjendje e rënduar vazhdon të jetë në Mjekimin Intensiv Qendror ku gjatë të enjtes është raportuar se edhe kapacitetet po shfrytëzohen në maksimum.

Gëzim Kunoviku, shef i ndërrimit në Mjekimin Intensiv në QKUK, ka thënë që po punojnë me kapacitetet maksimale.

“Edhe nga aspekti i personelit, jemi në një numër të limituar dhe është një punë mjaft intensive që është duke u bërë. Kapaciteti jonë është 26 shtretër ndërsa për momentin janë 22 pacientë, që do të thotë janë vetëm katër vende të lira”, ka deklaruar ai për KlanKosova.

“Kjo gjendje mund të ndryshojë për shkak të transfereve, por kapaciteti është ky. Poashtu e kemi të njëjtën  gjendje nga mjekim intensiv i Infektivës, pasi është kapaciteti i vogël”, ka thënë ai.

Tutje Kunoviku ka thënë që 95 përqind e të shtrirëve janë të pavaksinuar, ndërsa ata që janë të vaksinuar sipas tij, kanë edhe sëmundje shoqëruese.

Të ngjashme