97 për qind e adoleshentëve përdorin internetin, shohin edhe përmbajtje pornografike

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 11:10 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra për Arsim e Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën për Studime të Avancuara, kanë organizuar tryezën me temën “Adresimi i dhunës përmes internetit në shkolla”.

Petrit Tahiri nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), tha se 88.8 për qind e ekonomive familjare kanë qasje në internet dhe se kjo paraqet rrezik, raporton Ekonomia Online.

“Pajisjet tona nuk janë gjithherë të sigurta. 88.8 për qind e ekonomive familjare kanë qasje në internet. Kjo duhet të na bëjë krenar, por me këtë vijnë edhe rreziqet”.

Në të dhënat e prezantuara në tryezë u bë e ditur se 97 për qind e fëmijëve të anketuar janë përdorues të internetit. 87 për qind e tyre përdorin telefonin celular për t’u kyçur në internet. 26 për qind e fëmijëve kanë deklaruar se kanë parë përmbajte pornografike.

“88.8 për qind të ekonomive familjare kanë qasje në internet. 97 për qind e adoleshentëve të anketuar janë përdorues të internetit dhe 87 për qind e adoleshentëve e përdorin celularin për tu kyçur në internet. 26 për qind e adoleshentëve kanë deklaruar se kanë parë përmbajtje pornografike prej të cilave 10 për qind kanë parë çdo dite pamje të tilla. 18 për qind e adoleshentëve e kanë pohuar se zihen në shkollë me shokët e shoqet për atë se çfarë ka ndodhur paraprakisht në internet”.

Heset Sahiti, zëvendësministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), tha se është hartuar pakoja e udhëzimit të përdorimit të internetit me qëllim që nxënësit të kenë qasje dhe mundësi për të përfituar nga përmbajtja e tij.

“Në këtë shënim të ditës botërore për internet te sigurt ne i bashkohemi me shume se 100 vendeve të botës me kampanja vetëdijësuese. Që nga 2014 kemi iniciuar aktivitete për mbrojtjen e fëmijëve në internet. Ne do të angazhohemi që fëmijët të arrijnë potencialin e tyre në mënyrë që të përdorin sa më sigurt internetin. MAShT do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjithë akterët në mënyrë që të kemi rezultate të dëshirueshme”.

James Mugaju, zëvendës shef i zyrës së UNICEF-it, tha se hulumtimet tregojnë që 1 në 3 përdorues të internetit është fëmijë.

“Ky eveniment është mundësi të shikohen faktet dhe të rrisim sigurinë në internet. Hulumtimet thonë se një në 3 përdorues të internetit në botë është fëmijë. Na nevojitet ti zvogëlojmë rreziqet dhe ti rrisim përfitimet. Të rrisim mësimin e fëmijëve nga internetit”.

“Ka edhe përfitime, por edhe ekzistojnë rreziqe, por secili fëmijë ka nevojë të mësojë nëpërmjet internetit dhe të lidhet me të tjerët. Por ne duhet të punojmë së bashku që ta bëjmë internetin më të sigurt për secilin fëmijë. Ne duhet të punojmë të largojmë rreziqet dhe të rrisim përfitimet nga interneti”.

Teuta Zymberi nga Qendra për Studime të Avancuara, tha se për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet në internet

“Fëmijët dhe te rinjtë mund të ndihmojnë sigurinë në internet duke refuzuar ngacmimet në internet. Ata duhet të marrin pjesë në diskutuam për internetin. Edhe prindërit dhe kujdestarët mund të luajnë rol të rëndësishëm. Ata mund të ndihmojnë për tu përgjigjur negativisht ndaj gjërave që nuk duhet t’i shohin fëmijët. Politikbërësit duhet të garantojnë mirëqenien dhe sigurinë e fëmijëve në botën online”.

Mentor Hoxhaj nga Cyber Security and Privacy, tha se 68 për qind e aplikacioneve kanë qasje në lokacion, që do të thotë se llogaria shumë lehtë mund të thyhet dhe të dhënat të keqpërdoren.

“Kemi realizuar mbi 200 aplikacione sa i përket sigurisë. 68 për qind e aplikacioneve kanë qasje në kamerë. Të gjitha kontaktet tuaja thithen nga aplikacioni. 68 për qind e aplikacioneve kanë qasje në lokacion. Edhe pse e kam fikur lokacionin, rrjetet sociale e kanë ditur se ku gjendem. Mos ruani foto dhe video në snapchat sepse llogaria shumë lehtë mund të thyhet dhe të dhënat tuaja të keqpërdoren. Aplikacionet dinë më shumë sesa ne për vetveten. Edhe Facebooku është i njëjtë”.

“Më herët kanë qenë shumë pak aplikacione në telefona të mençur dhe tani kemi shumë sosh. Sipas tij secili aplikacion ka qasje në të dhënat e individit ndaj duhet të jemi shumë të sigurt. Mesazhi është që aplikacionet dinë më shumë se ne për vetveten. Ndaj duhet pasur shumë kujdes se çka postoni dhe si e përdorni internetin”.

 

Të ngjashme