Rastet aktive me COVID-19 në Kosovë po vazhdojnë të bien vazhdimisht. Tanimë në nivel vendi kanë mbetur vetëm 99 raste aktive.
“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.531. Në total numri i rasteve aktive është 99”, thuhet në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.