KEDS-i gjen zgjidhje për furnizim me rrymë në Mitrovicë

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Mitrovica dhe Trepça ishin pa rrymë nga dita e djeshme, kjo pasi rreth mesditës një trafoja e minierës është është djegur.

Kështu Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike(KEDS) ka gjetur zgjidhjen për këta qytetarë.

“Zgjidhja ka të bëjë me riaftësimin e linjës së Vallaqit që gjendet në veri të vendit, për pjesën e furnizimit të qytetit dhe fshatrave përreth. Kjo është arritur edhe falë ndihmës dhe mbështetjes së institucioneve te vendit, Policisë e Kosovës për sigurinë e ofruar dhe KOSTT-in”, shkruhet në komunikatën e KEDS-it.

KEDS thotë se ekipet e punëtorëve kanë arritur të shtrijnë sot gjatë ditës përçuesin në linjën 35 kV që vije nga nënstacioni i Vallaqit për drejtim në nënstacionin e Mitrovica 2, ku po bëhet kyçja për të furnizuar një pjesë të madhe të Mitrovicës dhe fshatrave përreth.

“ Pos përçuesit, janë vendosur edhe shtylla dhe pajisje të tjera të rrjetit, pasi linja ishte joaktive që nga paslufta. Kjo është arritur falë angazhimit të madh të punëtorëve të kompanisë, të cilët janë në terren së bashku me menaxhmentin përkatës që nga dita e djeshme kur ndodhi avaria në asetet e Trepçës”, thuhet nga KEDS.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme