A do ta pranonte Uran Ismailin me bujt në shtëpinë e tij? Përgjigjet Përparim Rama

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për të parin e kryeqytetit, Përparim Rama, ka qenë i ftuar në emisionin “Frontal” në T7.

Rama është pyetur nëse do ta pranonte në konak kundërkandidatin e tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismailin, si pjesë e fushatës që ky i fundit po e bën nëpër Prishtinë.

“Po more s’ka problem, mirë se vjen. Veç normal duhet t’i bëjë testet, për të iu përmbajtur këtyre kushteve të Covidit-it. Nuk ka problem, edhe ai është qytetar, edhe jetën e tij dhe fëmijëve të tij do ta bëjmë më të mirë në të ardhmen”, ka deklaruar Rama.

Të ngjashme