A do të bjerë shi sot në Kosovë, mësoni ç’thonë meteorologët

Prishtinë | 26 Jan 2020 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

Përkundër vranësirave, meteorologët nuk parashikojnë reshje shiu në vend.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s.

Të ngjashme