A mund të vaksinohemi në ditën e Bajramit të Vogël? – flasin nga ministria e Shëndetësisë

Prishtinë | 16 Kor 2021 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se të gjitha institucionet qendrore dhe lokale do të pushojnë të martën më 20 korrik, me rastin e festës së Bajramit të Vogël.

MPB thotë se për këtë vendim është bazuar në ligjin për festat zyrtare.

Ministria e Shëndetësisë, në një përgjigje telefonike për Infosot.com deklaruan se të gjitha qendrat e vaksinimit ndaj Covid-19 nuk do të punojnë ditën e parë të Bajramit të Vogël.

“Qendrat e vaksinimit ndaj COVID-19, më datë 20.07.2021 do ta kenë pushim, ndërsa nga data 21.07.2021 do të vazhdojnë me vaksinim si cdo ditë tjetër”.

Të ngjashme