A pritet sot të bie shi dhe çfarë moti do të kemi në dy ditët e ardhshme?

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Faqja për parashikimin e motit në Kosovë, ‘Prishtina Weather’ ka paralajmëruar se pasditën e sotme do të ketë reshje lokale shiu dhe bubullima. Mot I ngjashëm pritet të mbajë edhe në dy ditët e ardhshme.

Sipas kësaj faqe shkak i motit të paqëndrueshëm në vendin tonë është fusha e presionit të ulët që po depërtojnë nga Atlantiku mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, do të vazhdojnë të diktojnë mot të paqëndrueshëm dhe të ndryshueshëm.

Ditën e nesërme pritet që gjithashtu pasditja të karakterizohet me reshje shiu dhe bubullima.

Edhe pasnesër pritet që të mbajtë mot i ngjashëm, ngrohtë me vranësira dhe diell, pasdite po ashtu priten reshje lokale shiu dhe bubullima./Express/

Të ngjashme