A u tentua t’i dilet në ndihmë Adem Jasharit më 5 mars?

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Familja e Adem Jasharit, u tentua të ndihmohet me rastin e rrethimit nga forcat serbe më 5, 6 dhe 7 mars në vitin 1998.

Kështu, ka thënë në Sytë 7 të Klan Kosovës, major në FSK, Arton Hoti, njëherësh invalid i luftës së UÇK-së.

I njëjti, që ishte pjesë e Brigadës 112 Arben Haliti, me udhëheqës Abedin Rexha “Sandokani”, ka thënë se në të njëjtën kohë, janë përgatitur që të shkojnë në Prekaz, por serbët, kishin rrethuar edhe disa zona të tjera.

Si shkak i kësaj, të njëjtit janë ballafaquar me serbët në rrethinën e fshatit Burojë. Po ashtu, edhe brigadat tjera, u përballën me militarët serb, pasi sipas Hotit, cak, veç familjes Jashari, ishin edhe liderët tjerë politik e ushtarak të UÇK-së në po ato ditë.

Si rezultat i luftimeve gjithandej, ishte e pamundur, sipas tij, që të shkohet në Prekaz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme