AAC: Aeroplani i “ALK Airlines” hasi në turbulencë, do ta hetojmë rastin deri në fund

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës është njoftuar për ndodhinë e aeroplanit të linjës ajrore “ALK Airlines” në fluturimin nga Prishtina në Bazel ku mbeten të lënduar disa persona.

Autoriteti i Aviacionit Civil sot në mëngjes ka kontaktuar me zyrtar të kësaj kompanie ajrore dhe ka kërkuar një raport të detajuar lidhur me këtë ndodhi, për hetim të mëtejmë nga ana e AAC-së.

Bazuar në informatat që tanimë janë publike, aeroplani në fjalë ka hasur në turbulencë që mund të cilësohet si shqetësuese dhe aspak e këndshme për pasagjeret në bord. Megjithëse aeroplanët që sot janë në përdorim anekënd globit para futjes në shfrytëzim nga operatoret ajror kalojnë një sërë testesh për të përballuar ngarkesat e mundshme të shkaktuara nga erërat e fuqishme dhe lëvizjet vertikale të presionit ajrorë (turbulencat). Gjithashtu edhe ekuipazhi i fluturimit është i trajnuar për të ju përgjigjur në mënyrë adekuate dhe sa me pak shqetësuese për pasagjer.

AACK mbetet e përkushtuar për të ofruar një ambient të sigurt për zhvillimin e operimeve të aviacionit civil në Republikën e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme