AACK është duke monitoruar të gjitha operimet e kompanive nga Aeroporti “Adem Jashari”

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës, ka informuar të gjithë qytetarët se është duke monitoruar me kujdes të shtuar të gjitha operimet e kompanive ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”  pas aksidentit tragjik të kompanisë ajrore Ethiopian Airlines të datës 10 mars 2019, në të cilin humbën jetën 147 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit.

AAC siguron të gjithë qytetarët se do të veprojë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, duke marrë në konsideratë edhe udhëzimet apo direktivat e Agjencisë Evropiane për Siguri të Aviacionit (EASA) për të ofruar një siguri të lartë të operimeve ajrore në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme