AAK: Dhuna në Parlamentin e Maqedonisë, e papranueshme

Prishtinë | 28 Pri 2017 | 16:17 | Nga

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar lidhur me dhunën që u shkaktua në Kuvendin e Maqedonisë.

AAK-ja thekson se dhuna e mbrëmshme në Parlamentin e Maqedonisë është papranueshme “dhe ne e dënojmë me forcë”.

AAK-ja vlerëson se autoritetet e Maqedonisë duhet t’i pranojnë procedurat parlamentare dhe nuk duhet të nxisin dhunë, e cila në Maqedoni mund të ketë pasoja të pariparueshme.

“Shqiptarët në Maqedoni janë të barabartë  dhe nuk mund të diskriminohen mbi baza etnike. Respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, nuk është zgjedhje por obligim i shtetit Maqedonas, dhe kjo nuk mund të ndryshojë”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

“Zgjedhja e Talat Xhaferit, për kryetar të Kuvendit, është legale dhe legjitime dhe kjo nuk mund të kontestohet, e aq më pak të shërbejë si shkas për përplasje etnike apo politike”, theksohet në komunikatë.  

AAK fton autoritetet politike të shtetit fqinj që të kapërcejnë mosmarrëveshjet dhe inkurajon BE-në dhe ShBA-në që të marrin një rol më aktiv në kapërcimin e krizës politike në Maqedoni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme