AAK-ja i kërkon LDK-së hartimin e strategjisë për mbrojtjen e mjedisit

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 13:33 | Nga

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ndonëse është pjesë e koalicionit qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në Komunën e Gjilanit nuk po pajtohet me qasjen e pushtetit ndaj mbrojtjes së ambientit.

Ky subjekt, ka kritikuar qeverisjen komunale për degradim të mjedisit dhe ka kërkuar krijimin e një strategjie për mbrojtjen e tij, shkruan sot Koha Ditore.

Ibish Ibishi, shef i Grupit të këshilltarëve komunalë të AAK-së thotë se Komuna e Gjilanit përballet me probleme të shumta mjedisore, siç janë ujërat e zeza, deponitë e egra, kontaminimi i lumenjve si dhe probleme të tjera. Ai thotë se numri i inspektorëve komunalë duhet të rritet dhe të ketë inspektime në tërë territorin e komunës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme