AAK kërkon që të përfshihet propozimi i saj: 100 euro për çdo qytetar të Kosovës

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi ka kërkuar që të futet në pakon emergjente edhe propozimi i partisë së tij për ndarjen e 100 eurove për secilin qytetar të Kosovës si dhe pakoja e stabilitetit që kap vlerën 210 milionë euro.

A, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Kuvendi e ka legjitimitetin e plotë për votimin e këtyre projektligjeve.

 “Grupi Parlamentar i Aleancës kërkon mocion për ndryshim të plotësimit të Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, që përfshinë pakon emergjente gjithpërfshirëse, 100 euro për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe pakon e stabilitet me vlerë 210 milionë euro. Ky Kuvend e ka legjitimitetin e plotë për votimin e këtyre projektligjeve”, ka thënë ai.

Këto propozime janë shtruar para pak ditësh nga AAK, nëpërmjet një konference për media.  

Të ngjashme