Abazi: Kosova po e humb trenin e fundit të liberalizimit

Prishtinë | 10 Dhj 2016 | 12:21 | Nga

Haki Abazi nga “ Fondi Rockfeller Brothers”, ka vlerësuar se heqja e vizave për Kosovën nuk po ndodh si pasojë mosarritjes së një konsensusi mes pozitës e opozitës.

“Liberalizimi i vizave është vonuar nga udhëheqja jodemokratike, mungesa e vullnetit politik për të krijuar konsensus me opozitën dhe shoqërinë civile, arrogancë e tre-katër njerëzve që e shohin veten mbi ligjin”, ka deklaruar ai.

Sipas Abazit, liberalizimi i vizave është vetëm një nga dështimet e shumta të qeverisë.

“Siç janë dështimi për anëtarësim në UNESCO, dinamika e vdekur e njohjeve ndërkombëtare, dështimi në krijimin e vendeve të reja të punës, sistemi jofunskisonal i drejtësisë dhe mungesës në luftën kundër korrupsionit, dështimet në dialogun me Serbinë dhe ballafaqimin me murin e Mitrovicës”, është shprehur ai për “Zerin”.

Tërë këto siç ka potencuar Abazi, tregojnë dështimin e qeverisë. Kurse, vonesat sipas tij, kanë ardhur si pasojë e koalicionit jonatyror ndërmjet LDK-së dhe PDK-së.

Ndërkohë, ka vlerësuar se Kosova është duke e lëshuar edhe mundësinë e fundit për heqje të vizave.

“Me këtë trend të zhvillimeve dhe rritjes së të djathtës ekstreme në Evropë, Kosova është duke humbur trenin e fundit për liberalizim dhe ecje progresive drejt Evropës në përgjithësi”, ka përfunduar Abazi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme