Abbott: Do ta ndihmojmë Kosovën në luftën kundër pandemisë në fushën e shëndetësisë e arsimit

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 14:34 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicolas Abbot, ka thënë se ata do të ndihmojnë Kosovën në luftën kundër covid-19, në dy fusha atë të shëndetësisë dhe arsimit, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se është shqetësuese numri i rasteve të infektuar dhe atyre të vdekur si në Kosovë ashtu edhe në Britaninë e Madhe.

Abbot, këto komente i ka bërë gjatë lanësimit të fushatës për promovimin e sjelljeve të duhura në parandalimin e Covid-19.

“Mbretëria e Bashkuar dëshiron të mbështesë Kosovën në luftën e saj kundër virusit, në dy fusha jetike: shëndetësi dhe arsim dhe në të njëjtën kohë, ne jemi mirënjohës për mundësinë për të punuar me Kombet e Bashkuara në Kosovë”. 

“Në muajt e fundit, ne kemi parë një rritje të rasteve të diozës së infektuar, qoftë këtu apo në MB.  Ne mbetemi të shqetësuar për numrin e rasteve që po përfundojnë me vdekje. Të gjithë dëshirojmë që numri i rasteve të ulet dhe askush të mos kalojë nëpër këtë situatë. Por, kjo varet plotësisht nga të gjithë ne, dhe mënyra se si mbrohemi”, tha ai.

Abbot, ka bërë thirrje po ashtu që të bëhet kujdes gjatë festave të fundvitit.

“Unë e di që jemi në prag të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mendojmë shumë më tepër për mbrojtjen e familjeve tona dhe shëndetit tonë, familjeve dhe miqve tanë”, tha ai.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bëri thirrje për kujdes e respektim të masave, duke shprehur bindjen se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë.

Në prag të festave të festojmë me dinjitet me familjet e ngushta. Është një vit ndryshe, por shpresojmë  që vitin e ardhshëm ta festojmë ashtu siç na ka hije. Shpresa jonë  është që të gjitha komunat të kthehn në zonën e gjelbër”, tha Zemaj.

Koordinatorja e Zhvillimit e Kombeve të Bashkuara, Irika Richardson, po ashtu bëri thirrje për respektim të masave, duke shtuar se kjo gjendje s’do të ndryshojë shpejtë.

“Ne ta mbajmë distancën, se ne e dimë se kjo nuk do të ndryshojë për një periudhë. Vaksinimi do të merr kohë, është e rëndësishme që të vazhdojmë me diciplinë, dhe është e rëndësishme që te vazhdojmë dhe të kujtojmë se duhet të kujdesemi për të tjerët”, tha Richardson .

Të ngjashme