Abbott inkurajon Zyrën e Auditorit të kontribuojë në rritjen e transparencës në administratë

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Nicholas Abbott.

Sipas një njoftimi për media, Ambasadori Abbott, ka inkurajuar Auditorin e Përgjithshëm dhe auditorët që të vazhdojnë punën e mirë dhe të japin kontributin për përmirësimin e vazhdueshëm në menaxhimin e mirë të financave publike, rritjen e transparencës në administratë publike dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

Ndërkaq Auditori i Përgjithshëm, e ka njoftuar diplomatin britanik për punën dhe rezultatet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Në veçanti është diskutuar për çështjet kryesore që kanë rezultuar nga puna audituese dhe ndikimin e rekomandimeve për të rritur llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë të institucioneve. Osmani, ka falënderuar Ambasadën Britanike që në vazhdimësi e ka përkrahur Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe është angazhuar që përmes projekteve konkrete të ngrij kapacitetet tona”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme