Abbott në Seminarin e Gjuhës: Shqipja është e veçantë dhe një ndër gjuhët e rralla indo-evropiane

Prishtinë | 15 Gus 2022 | 13:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka filluar punimet në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Në hapjen solemne të këtij edicioni jubilar ka marrë pjesë edhe ambasadori britanik Nicolas Abbott.

Abbott, i cili ka thënë se gjuha shqipe është e veçantë dhe një ndër gjuhët e rralla indo-evropiane.

Edhe pse ishte paraparë në këtë ngjarje nuk ishte kryeministri Albin Kurti, përderisa fjalimin e tij e ka lexuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Sa më mirë që e njohim gjuhën, aq më mirë i zotërojmë mendimet tona. Prandaj gjuhë është pavarësi politike dhe individuale. Atë duhet ta mbrojmë për hatër të të gjitha disiplinave”.

“Gjuha është forma e kombit që e marrin kudo me vete. Ndjenjën e lartë të përgjegjësisë duhet ta kemi të gjithë”.

“Së bashku me institucionet e Shqipërisë kemi pagatitur tashmë tekstin e nivelit të parë. Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptarë dedikuar fëmijëve tanë në mërgatë që do të shpërndahet në shtator ashtu si abetarja e përbashkët”.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht

Punimet e këtij seminari do të zgjasin deri më 26 gusht.

Të ngjashme