Abbott uron në shqip festat e fundvitit

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, duke kërkuar njëherësh që të respektohen masat dhe të mbrohet shëndeti i familjeve.

Abbott, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se ky vit ka qenë i pazakontë, teksa ka uruar festat në gjuhën shqipe.

“Jemi në prag të festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, dhe kjo është natyrshëm një periudhë që na sjellë më pranë familjeve dhe miqve tanë. Por duhet të jemi të vetëdijshëm që ky nuk është një vit i zakonshëm. Virusi do të thotë që ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mendojmë shumë më tepër për mbrojtjen e familjeve tona dhe shëndetit tonë”, ka shkruar ai.

“Ju lutemi vazhdoni të respektoni masat që janë këtu për të ju mbrojtur juve dhe familjet tuaja. Ju uroj Gëzuar Krishtlindjet dhe Gëzuar Vitin e Ri!”, ka përfunduar ambasadori britanik në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme