Abdixhiku: 18 ekipe në terren për mirëmbajtjen e rrugëve, do t’i kemi rrugët më të pastërta

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka thënë se 18 ekipe janë në terren në gjithë Kosovën, për mirëmbajtjen e rrugëve.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social, Facebook, duke thënë se pastërtia e rrugëve, edhe në kohë pandemie, është detyrim.

Statusi i plotë i tij

Në kohë restrikcionesh, 18 ekipe nëpër gjithë Kosovën janë aktivizuar në kapacitete të plota për mirëmbajtjen verore. Pastërtia e rrugëve, edhe në kohë pandemie, është detyrim.

Kompanitë dhe punëtorët janë udhëzuar të mbajnë distancë dhe të kenë pajisje mbrojtëse. Ju shprehi mirënjohjen më të lartë për këtë angazhim.

Puna do të vazhdojë. Do të jemi në terren secilën ditë. Kur të përfundojë kjo krizë, do t’i kemi rrugët rajonale e autostradat dukshëm më të pastërta.

Deri atëherë, rrini në shtëpi.

Në kohë restrikcionesh, 18 ekipe nëpër gjithë Kosovën janë aktivizuar në kapacitete të plota për mirëmbajtjen verore….

Gepostet von Lumir Abdixhiku am Dienstag, 7. April 2020

Të ngjashme