Abdixhiku: Borë e qarkullim nuk ka shumë, por rrugët i kemi të hapura

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka thënë se rrugët janë të lira dhe të pastruara nga reshjet e borës.

Përmes një statusi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se nuk ka shumë borë e as qarkullim, por që do të vazhdohet edhe sonte me kujdestari të shtuar.

“Borë nuk ka shumë, qarkullim edhe më pak, por për aq sa ka borë e aq sa ka qarkullim mallrash, rrugët i kemi të hapura. Do të vazhdohet me kujdestari të shtuar edhe sonte”, ka shkruar ai.

Borë nuk ka shumë, qarkullim edhe më pak, por për aq sa ka borë e aq sa ka qarkullim mallrash, rrugët i kemi të hapura. Do të vazhdohet me kujdestari të shtuar edhe sonte.

Gepostet von Lumir Abdixhiku am Mittwoch, 1. April 2020

Të ngjashme